E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet një person i pajetë në një kanal, kalimtarët njoftuan policinë.
Publik News

Gjendet një person i pajetë në një kanal, kalimtarët njoftuan policinë.

Një person është gjetur i pajetë në një kanal në rrugën e Shëngjinit.

Trupi i viktimës eshte pikasur nga kalimtare te rastesishem, te cilet kane njoftuar policine.

Sipas te dhenave te para, viktima ende nuk eshte identifikuar.

Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet per identifikimin e viktimes dhe shkaqet e vdekjes. Dyshimet e para flasin per nje vdekje natyrale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, në një kanal me ujë, është gjetur i pajetë shtetasi N. P., 54 vjeç, banues në lagjjen “Nënë Tereza”, Lezhë.

Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.