E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pjesëtarë të komunitetit rom ngjitur me njëri-tjetrin për të marrë ndihmat
Publik News

Pjesëtarë të komunitetit rom ngjitur me njëri-tjetrin për të marrë ndihmat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook një video për të cilën thotë se është filmuar në Fier dhe duken qytetarë të komunitetit rom teksa tentojnë të marrin ndihma.

Dhjetëra njerëz janë grumbulluar duke mos respektuar distancën, ndërkohë që policisë duken të pafuqishëm për të vënë rregull.

‘Kjo është ndihma që jep narkopolicia në luftën kundër COVID-19”, shkruan Berisha.

PD denoncon grumbullimet për ndihmat në Fier, reagon Rama: E inskenuar, përdorin romët si mish për top

Përmes një postimi në Twitter, ai e quan të turpshme dhe të inskenuar nga Partia Demokratike.

Sipas Ramës, kjo është një gënjeshtër, ku romët përdoren si mish për top.

‘E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore’, shkruan kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.