Kuvendi hap tender ‘emergjence’: Duhen maska, doreza e dezinfektantë
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenare, për herë të parë pas izolimit me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në këtë seancë do të votohet për aktet normative të miratuara nga qeveria, bashkë me masat e reja shtrënguese si ndryshime në kodin penal.
Në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi, Kuvendi është përgatitur për të marrë masa mbrojtëse si maska, doreza e dezinfektantë.
Kësisioj, sot, është hapur tenderi për “Blerje pajisjesh dhe materialesh në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19”.
Kuvendi kërkon të blejë 250 copë denzifektantë, xhel për duart, vitaminë E, Aloe Vera, trietsnolaminë e alkoletilik dhe 180 maska.
Në dokument, thuhet se afati i konfirmimit të procedurës së prokurimit është 2 orë nga momenti i njoftimit të fituesit.
Kriteri bazë ishte çmimi më i ulët që ofrohej nga pjesëmarrëset në garë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




