Shifrat e vdekjeve në Belgjikë të larta në 24 orë
Belgjika prej ditësh raporton qindra viktima si pasojë e infektimeve me koronavirus.
Në 24 orët e fundit, janë shënuar 417 të vdekur, duke e çuar në 4857 numrin total të jetëve të humbura. Në përpjestim me numrin e popullsisë, Belgjika është vendi i dytë pas Spanjës, për numrin e viktimave në 1 milionë banorë.
Në shifra të përgjithshme, Belgjika renditet e gjashta në botë përsa i përket të vdekurve. Janë shënuar 1236 raste të reja, me një numër total prej 34.809 infektimesh. Janë shëruar 7562 persona, ndërkohë që 1182 pacientë ndodhen në gjendje kritike.
Holanda së fundmi ka raportuar 181 viktima në 24 orë, 3315 në total. 1061 raste të reja, 29.214 në total. 250 pacientë janë shëruar ndërkohë që 1279 ndodhen në gjendje kritike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



