E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dënuar në Itali për ‘Vjedhje me armë’, pranga 31 vjeçarit në Dibër
Publik News

I dënuar në Itali për ‘Vjedhje me armë’, pranga 31 vjeçarit në Dibër

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka finalizuar me sukses operacionin “Maqellara”.

Mësohet se është arrestuar 31 vjeçari ervis Murra, i njohur edhe me emrin ervis Manna, banues në Shtupenzë Dibër.

Ai është dënuar në vitin 2017 në Itali me 5 vite burg, pasi ka kryer veprën penale “Vjedhje me armë”.

Bëhet me dije se arrestimi i tij është bërë në Maqellarë, ndërsa ai është një emër i njohur për drejtësinë italiane, pasi është arratisur edhe në vitin 2014.

Njoftimi i Policisë:

Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Maqellara”.

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vjedhje me armë”.

Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane

Strukturat e DVP Dibër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, shërbimet operacionale të DVP Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interforzën italiane pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Maqellara”, duke bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së një personi në kërkim.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në Njësinë Administrative Maqellarë, i shtetasit Ervis Murra alias Ervis Manna, 31 vjeç, banues në Shupenzë, Dibër.

Kapja dhe arrestimi i tij i përkohshëm u bë pasi shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Perugia/ Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

747891_20141212_murra.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.