E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama inspekton punimet e ndërtimit të dy shkollave në Tiranë
Publik News

Rama inspekton punimet e ndërtimit të dy shkollave në Tiranë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet e ndërtimit të dy shkollave të reja “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”

Teksa i shpjegon kryeministrit projektin e njërës prej shkollave, Veliaj thotë se në ambientin e jashtëm të tyre do të ketë edhe lulishte ku fëmijët të mund të zhvillojnë orë mësimore, duke mos qenë të detyruar të rrinë të mbyllur si në kotec.

“Punimet në këtë shkollë me siguri mbarojnë nga fundi i vitit. Pra nxënësit do të kenë mundësinë që të bëjnë  semestrin e dytë të vitit shkollor 2020-2021.  

Klasat do të jenë shumë më të vogla. Do të kenë më shumë hapësirë lulishte që disa klasa mund të bëhen në natyrë dhe nuk ka nevojë që të mbahen fëmijët si në kotec. Del nga klasa dhe e bën mësimin në bahçen shkollës”, tha Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.