E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi: Janë 110 mln euro në letër, por vetëm 23 të dhëna realisht për biznesin. Qeveria ka prioritet oligarkët, jo qytetarët
Publik News

Bardhi: Janë 110 mln euro në letër, por vetëm 23 të dhëna realisht për biznesin. Qeveria ka prioritet oligarkët, jo qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëri përgjegjëse qeverinë për situatën e rënduar ekonomike në vend, ndërsa tha se paketat e ndihmës të shpërndara janë të pamjaftueshme.

“Pandemia ekonomike është ajo që na rrezikon më shumë”- u shpreh Bardhi në emisionin “Java” në TVSH.

gaz bardhi

“Deri në këto moment qeveria ka paguar tek biznesi jo më shumë se 23 milionë euro për të dyja paketat, ndërsa për kreditë sovrane nuk ka aspak interes nga bizneset, për shkak të kushteve. Janë rreth 66 mijë punonjës të sektorit privat që kanë humbur vendet e punës, sipas asaj që ka thënë vetë kryeministri, kur lajmëroi paketën e dytë. Kjo ka ardhur për shkak të pamjaftueshmërisë dhe vonesës së paketave. Pra, kemi 110 milionë euro në letër, por vetëm 23 milionë euro të dhëna realisht për biznesin. Ndërsa Kosova ka dhënë në mbështetje të biznesit 170 mln euro. Pra, Shqipëria ka 66 mijë të papunë më shumë, Kosova 6 mijë vende të reja punë, sepse strategjia e qeverisë së Kosovës ishte ruajtja e vendeve të punës.

Në prezantimin e paketës së parë, Rama foli për Rama  për 20 milionë euro fond për operacion humanitar. Kjo do të thotë të  ndihmosh  200 mijë familje shqiptare me 100 euro secilën. Deri në këtë moment, Rezervat e Shtetit kanë shpërndarë vetëm 9000 pako. Pyetja ime është: pse nuk u jep qeveria paratë njerëzve? Lekët i kanë sipas Edi Ramës, 20 milionë euro. Në vend që të bëjnë tender e t’ia japin një kompanie kompjuterash në Maqedoni, le t’u çojë familjeve nga një çek ushqimor 100 euro. Nuk e bëjnë, sepse kanë strategji që paratë të mos shkojnë tëk qytetatët, por të bëjnë tendera, se ashtu vjedhin”- tha Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike tha se qeveria ka dhënë shumë pak për qytetarët që kanë humbur punën për shkak të virusit.

“Rama u thotë qytetarëve se do të japë 260 mijë lekë, ndërsa u merr mbrapsht 240 mijë lekë për sigurime  shëndetësore e shoqërore. A jetohet me 20 mijë lekë të vjetra. Qeveria ka para, buxheti i shqiptarëve ka para, por qeveria ka marrë vendim politik të mos i çojë keto para tek njerëzit, por tek 10 oligarkë, në tendera sekretë korruptivë, që duhet të paguajnë 2-3 fishin e mallrave në treg. Qeveria ka lidhur kontrata  për koncesionet 2.3 miliardë euro. Pra, 14 përqind të PBB Edi Rama ua japim 10 oligarkëve, ndërsa për pandeminë jepen 0.8 përqind, duke qenë më i ulëti në rajon”, tha Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.