Terroristi nga Taxhikistani është i afërmi i bashkëjetueses së Dogjanit, ndërsa këtë herë do ta ketë avokat mbrojtës kunatin e tij.
Komron Zukhurov, 24 vjeçari nga Taxhikistani u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesëmarrës i organizatës terroriste ISIS.
Grupi i tij u godit nga shteti gjerman në datë 15 prill, ndërkohë që mediat gjermane raportuan njëri nga anëtarët e kësaj ceule Ravsan B. kishte pranuar një urdhër për të kryer një vrasje në Shqipëri, për të cilin do të paguhej 40 mijë dollarë.



