E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fasoneritë, reagon PD: Të anulohen 17 tendera sekretë
Publik News

Fasoneritë, reagon PD: Të anulohen 17 tendera sekretë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas protestës së disa punonjësve të një fasonerie në Krujë, të cilat kërkonin pagën e luftës, pasi dy muaj nuk kishin punuar.

Në një postim në facebook, Vokshi shkruan se do mjaftonte anulimi i 17 tenderave sekretë, apo anulimi i koncesioneve në shëndetësi për të shpëtuar nga rreziku jetën e mbi 70 mijë grave dhe vajzave.

Sipas Vokshit me keto fonde, përballohen fare mirë pagat për keto gra dhe vajza që shkojnë në punë me frikë dhe jetojnë me tmerrin e virusit.

“Këto pamje të rralla proteste janë në Shqipëri, pikërisht në Krujë.

Gra e vajza që punojnë në fasoneri, që detyrohen të udhëtojnë cdo ditë, larg familjeve të tyre sepse Edi Rama nuk ju paguan atë që ju takon.

Dhjetëra mijëra gra e vajza, cdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre sepse ju duhet të punojnë në kohë pandemie të rrezikuara cdo ditë nga virusi COVID19.  Sot ato janë më të pambrojturat. Arsyeja e vetme: Rama dhe qeveria nuk do që t’ia dijë për to.

Për Edi Ramën rëndësi kanë klientët që ju jep tendera sekrete, e jo shëndeti i mbi 70 mijë vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri.

Do mjaftonte anulimi i 17 tenderave sekretë, apo anulimi i koncesioneve në shëndetësi për të shpëtuar nga rreziku jetën e mbi 70 mijë grave dhe vajzave. Me keto fonde, përballohen fare mirë pagat për keto gra dhe vajza që shkojnë në punë me frikë dhe jetojnë me tmerrin e virusit”, shkruan Vokshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.