E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Maliqi akuzon Ramën pas dhunës në protestë: Ëndrra për diktator po e çon drejt fundit
Publik News

Maliqi akuzon Ramën pas dhunës në protestë: Ëndrra për diktator po e çon drejt fundit

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka sulmuar Kryeminsitrin Edi Rama pas dhunës në protestën e djeshme në “Shëhin Skënderbej”.

Ai thotë se ëndrra e Ramës për t’u bërë diktator, sulltan dhe etja për pushtet po çojnë drejt fundit të tij të pashmangshëm.

“Varfërimit, çpopullimit, pasigurisë, dhunimit të lirive dhe drejtave të njeriut, panikut, terrorit, çpopullimit po i vjen fundi.Revolucioni demokratik më pranë se kurrë. Durimi ka kufi, kupa po derdhet. Ditë të bardha na presin, zoti i bekoftë Shqiptarët”, shkruan ndër të tjera maliqi.

Deputeti i quan çnjerëzore dhunën e e ushtruar ndaj grave dhe protestuesve paqësorë, ndërsa shprehet se mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë është një shenjë e pastër e diktaturës.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Ëndrra per diktator,sulltan,etja per pushtet ,zullumi,babëzia,deliri po e con drejt fundit te pashmanshem kaloresin e Rilindjes.Veprimeve çnjerëzore,poshteruese,antiligjore,antikushtetuese ndaj nenave,grave,protestuesve paqësor me dhune policore dje apo perdorim force e gazi lotsjelles muaj me pare ndaj tyre dhe ne pronat e tyre po u vjen fundi.Vendi pa gjykate Kushtetuese pa gjykate te Larte,me pushtet lokal monist,institucione te kapura,parlament te kapur,drejtesi te kapur dhe te kalbur,eshte shenje e paster e diktatures. Varferimit,cpopullimit,pasigurise,dhunimit te lirive dhe drejtave te njeriut,panikut,terrorit,cpopullimit po i vjen fundi.Revolucioni demokratik me prane se kurre. Durimi ka kufi,kupa po derdhet.Dite te bardha na presin,zoti i bekofte Shqiptaret

96748206_3837716146302849_6157529835854888960_n.jpg96386901_3837715942969536_2466285111738368000_n.jpg97186445_3837716142969516_5717442786349809664_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.