PD kërkesa për Prokurorinë:Verifikoni 2 deputetet
Pasi nxori emrin e deputetit te PDIU-se, si me rekorde kriminale ne shtetin italian dhe i kerkoi prokurorise verifikimin e te dhenave te deklarimit te tij, PD-ja nuk ndalet, nxjerr edhe emrin e nje tjeter deputeti.

Partia
Demokratike ka zbuluar emrin e deputetit per te cilin thote se ka te shkuar kriminale ne Itali. Sipas PD-së, deputeti me të shkuar kriminale eshte Aqif Rakipi i PDIU-se.
Deputeti i dyte per te cilin PD kerkon nga prokuroria verifikimin e te dhenave te vetedeklarimit eshte socialisti Gjetan Gjetani. Per kete, PD thote se ka informacione, se Gjetani ka rekorde kriminale, ne shtetin italian.
“Nga të dhëna të bëra me dije në rrugë informale, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Gjetan Gjetani, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak të rekordeve kriminale në shtetin italian”- thuhet në kërkesën e PD.
PD shton me tej se ” kerkojme nga ana juaj qe ne zbatim te detyrimit te parashikuar nga neni 8 i ketij ligji te beni verifikimin e te dhenave. Kjo kerkese e jona behet ne kushtet kur pavaresiht fakteve te njohura boterisht, institucioni juaj nuk ka kerkuar verifikimin e plote te te dhenave, kryesisht, ne perputhje me piken 4 te nenit 8 te ligjit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



