E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati Goxhaj pròteston i vetëm para Gjykatës Kushtetuese: E vetmja armë që ka është bùrgu!
Publik News

Avokati Goxhaj pròteston i vetëm para Gjykatës Kushtetuese: E vetmja armë që ka është bùrgu!

Avokati Altin Goxhaj ka dalë në protestë para Gjykatës Kushtetuese për të djègur nenet e reja të Kodit Civil, të cilat dënojnë me gjòba dhe bùrg personat që shkelin ligjet e miratuara në kuadër të situatës së kòronavirusit.

I vetëm para Gjykatës Kushtetuese, shprehet se po pròteston për Ditën e Drejtësisë dhe  djeg 2 nenet e reja AntiKushtetuese të Kodit Penal që të dënojnë 1muaj-8 vjet bùrg.

“Nuk kam ardhur për tubim, nuk kam ardhur për grumbullim të paligjshëm, as për manífestim, por kam ardhur si në 5 maj komunistët shkojnë festojnë “Qemal Stafën”, unë kam ardhur si qytetari i lirë, si jurist, në ditën e 10 majit, në ditën e drejtësisë. Shikoni pak kjo dera këtu është e mbylllur, është dera që rri e mbyllur, ne kemi dokumentet e Kodit penal, dhe nuk kemi ku t’i ankomojmë se e gjithë klasa politike, votojë reformën e Sorosit në Shqipëri, për të  na lënë pa Gjykatë Kushtetuese dhe të vijë kjo ditë që  mua të më dalin 3 postablloqe rrugës dhe duan të më futin në burg. E vetmja armë që ka Rama kundër jush është bùrgu. Po t’i marrësh bùrgun dhe t’u thuash më plasi b*tha Edi Rama, ne do të pròtestojmë kemi të drejtat tona”, u shpreh ai. Ndërkohë, ditën e djeshme, avokati Goxhaj u shoqërua për në polici për shkak të përplasjeve që pati me efektivët në sheshin “Skënderbej”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.