E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
14 qytetet që nga nesër bëhen “të gjelbëtra”, lëvizje e lirë deri në mbrëmje
Publik News

14 qytetet që nga nesër bëhen “të gjelbëtra”, lëvizje e lirë deri në mbrëmje

Nga dita e nesërme, 11 maj, 14 bashki do t’i shtohen hartës së zonave të gjelbërta në Shqipëri.

Kjo do të thotë se qytete si Lushnja, Korça, Lezha dhe Kukësi do të kenë lehtësim të masave shtrënguese, të vendosura gjatë pandemisë së koronavirusit.

Qytetet që nga nesër bëhen të gjelbërta janë:Lushnja, Patosi, Roskoveci, Korça, Hasi, Kukësi, Lezha, Mirdita, Fushë-Arrez, Malësia e Madhe, Puka, Vau i Dejës, Kavaja dhe Vora.

Këmbësorët dhe automjetet në këto qytete do të mund të lëvizin pa nevojën e autorizimit deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Ndërsa brenda qytetit do të lejohet udhëtimi edhe me më shumë se dy persona të së njëjtës familje.

Klinikat dentare, parukeritë dhe disa biznese në qendrat tregtare do të kenë mundësi të çelin nesër aktivitetin në të gjithë venin, por duke zbatuar protokollin e rreptë të sigurisë.

Lehtësime të tjera pritet të hyjnë në fuqi në datën 18 maj, në varësi të ecurisë së pandemisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.