Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ka bërë një raportim të gjendjes së kriminalitetit për vitin 2019.
Çela bën me dije se gjatë vitit 2019 janë ulur me 3% veprat penale krahasuar me vitin 2018.
Sakaq gjatë raportimit të tij Çela bën me dije se kriminaliteti në Shkodër është ulur.
“Ulet niveli i kriminalitetit në Shkodër. Për 2019 ulen me 3% veprat penale krahasuar me 2018.
Prokuroria ka ndjekur 444 289 procedime penale. Lufta kundër terrorizmit, 10 procedime penale. Ulje me 11,8% të çëshjteve të dërguara në Gjykatë”, tha Çela ndër të tjera.



