Adriana Kalaja: Veliaj provokon, nuk ka asnjë bazë ligjore në letrën e afishuar
Aktivistja e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja, ka dënuar edhe njëherë ‘provokimin e rëndë që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, bëri edhe këtë pasdite’, duke vendosur në derën e TK me forca të shumta policie, një letër ku u kujtonte artistëve se tashmë Teatri është i Bashkisë
‘Kjo është një letër e zakonshme, e cila përveçse ka të shkruar ‘të lirohet teatri’, nuk vlen për asgjë, sepse pushteti i kriminalizuar na quan zaptues’.
‘Por kjo letër nuk ka asnjë bazë ligjore dhe as motivet e policisë bashkiake që shkel ligjin’.
‘Kryetari i Bashkisë Tiranë është në shkelje të plotë më ligjin dhe provokon në mënyrë shumë të rëndë’, tha ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



