E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prishja e Teatrit Kombëtar, reagon Komisionerja europiane për Kulturën: I domosdoshëm dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët
Publik News

Prishja e Teatrit Kombëtar, reagon Komisionerja europiane për Kulturën: I domosdoshëm dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët

 

Komisionerja europian për Kulturën Mariya Gabriell ka reaguar për vendimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranës për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Gabriell shprehet se është i domosdoshëm dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët, përpara se të merret një vendim i pakthyeshëm për teatrin.

Gjithashtu ajo i bën thirrje institucioneve përkatëse që të përfshihen në një dialog konstruktiv.

“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm në Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv me aktorët e trashëgimisë”, shkruan Gabriell në twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.