E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati replikon ashpër me Maznikun e bashkisë: Po kush në të sëmës jeni ju që vendosni sa do paguajmë ne
Publik News

Bushati replikon ashpër me Maznikun e bashkisë: Po kush në të sëmës jeni ju që vendosni sa do paguajmë ne

 

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku ka debatuar ashpër mbrëmjen e sotme me analistin Andi Bushati.

I pyetur nga Bushati sesa do kushtojë Teatri i ri, Mazniku ka treguar se projekti nuk ëhstë detajuar ende por vlera varion nga 23 – 28 milion euro. “Teatri i ri do të kushtojë midis 23 deri 28 milionë euro. Por detajet e projektit dhe projekti nuk është detajuar akoma”, tha nënkryetari i Bashkisë.

Pas kësaj deklarate të Maznikut, ndërhyri menjëherë analisti Andi Bushati, i cili i tha nënkryetarit “ Po kush në të sëmës jeni ju që me taksat tona do na zgjidhni sa do na kushtojë, sa do paguajmë. Se këtë do ta bënte Fusha, ju pa tender si përcaktoni sa do

Debati në studion e “Open”, ka shpërthyer për vlerën e Teatrit të ri.

Pjesë nga debati: 

Bushati: Sa kushton teatri i ri, sepse do paguhet me taksat tona. Teatri i ri është ai projekti i Bjarke Inkes.

Mazniku: Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar shkon nga 20 deri në 28 milion euro. Po është ai projekti.

Bushati: Po kush në të sëmës jeni ju që na detyroni të paguajmë 28 milion euro pa garë.

Mazniku: Do të ketë garë. Kush tha që nuk do të ketë garë.

Bushati: Po ju e keni gati projektin. Nuk ka garë për projektin. Mund të vijë Muç Nano ta ndërtojë me më pak. Projekti i Bjarke Inkes është projekti i firmës Fusha.

Mazniku: Do të ketë garë Bushati. Do ta shohim që do të ketë garë sepse së shpejti do të hapet gara.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.