Aksioni i madh antidrogë: Gjykata e Kukësit lë në burg 16 të arrestuar, pritet masa për dy policët
Gjykata e Kukësit ka dhënë masat për 17 nga të arrestuarit e operacionit masiv anti-drogë ditën e djeshme, ku mes të arrestuarve ishte edhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit si dhe dy policë.
Gjykata ka lënë në burg 16 prej të arrestuarve, ndërsa për një tjetër ka dhënë masën “arrest shtëpie”. Protet të jepen masat edhe për dy efektivët e policisë.
Operacioni nisi që në vitin 2018 në tri zona kryesore Tiranë, Shkodër dhe Kukës. Të arrestuarit akuzohen për “Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim”, ndërsa dy efektivët e policisë, A. K., 49 vjeç dhe shtetasi R. C, 59 vjeç, për veprën penale ” Shpërdorimi i detyrës”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



