Sllovenia nxjerr regjimin e ri të kalimit kufitar, nuk ka lehtësime për shqiptarët
Sllovenia prezanton regjim të ri të kalimit nëpërmjet kufijve të saj, sipas të cilit nuk ka lehtësime për shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e tjerë të vendeve të treta që lëvizin drejt vendit të tyre përmes Sllovenisë.ministria-e-jashtme Njoftimin e ka bere sot Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme, duke informuar gjithe shqiptaret e interesuar, lidhur me kete mase te re te marre nga Slovenia.
NJOFTIMI Shtetasit e vendeve të BE-së mund të hyjnë në territorin slloven nga Austria, Italia dhe Hungaria, nëse nuk janë infektuar apo paraqesin simptoma të Covid-19 dhe gjithashtu nuk i nënshtrohen karantinës dy javore. Shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihen edhe ata shqiptarë, që hyjnë në Slloveni për arsye të përcaktuara, por jo që të udhëtojnë drejt Shqipërisë, kanë detyrimin e karantinës dy javore. Shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Shqipërisë duke hyrë në territorin slloven nga Austria, Italia dhe Hungaria, iu ndalohet të hyjnë në Slloveni, nëse më parë nuk u është dhënë leje e konfirmuar nga shteti kufitar drejt të cilit ata udhëtojnë. Për çdo informacion shtesë, lutemi kontaktoni në numrin e emergjencës të Ambasadës: +386 31 240 760.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



