“Mai Tai” plot edhe të shtunën, ish-prokurori Petrit Fusha hap resortin dhe s’u trembet rregullave
TIRANË– “Mai Tai”, resorti dhe hoteli që administrohet nga familaj e ish-prokurorurit të Tiranës, Petrit Fusha, ka qëndruar i hapur këtë fundjave, pavarësisht urdhërit të prerë të kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se e shtuna dhe e diela do të jeën të izoluara për zonat e kuqe dhe ushqimoret me farmacitë janë të vetmet biznese që do të qëndrojnë hapur, vetëm ditën e shtunë.
Por siç duket, kjo gjë nuk është e thënë që të zbatohet plotësisht nga të gjithë qytetarët, të paktën, jo nga ata që nuk i zë ligji.
Siç është edhe rasti konkret, “Mai Tai”, ka qëndruar hapur ditën e shtunë. Kjo gjë shihet edhe nga fotoja e publikuar nga JOQ, kur përmes llogarisë zyrtare në Instagram, resorti në fjalë, nuk trembet të tregojë hapur që ka shkelur ligjin.
Petrit Fusha dha dorëheqjen si prokuror në muajin mars të vitit të kaluar, teksa ishte në pritje të caktimit të datës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për t’ju nënshtruar hetimit të trefishtë të Vettingut.
Po kush eshte Petrit Fusha?
Petrit Fusha, i emëruar nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka drejtuar për 5 vjet Prokurorinë e Përgjithshme. Ai u shkarkua në 28 dhjetor 2017 nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku dhe në vend të tij u emërua Dritan Rreshkja. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, pastaj është tranferuar në Shkodër për t’u rikthyer më pas në Tiranë. Prokurori Fusha ishte duke pritur caktimin e datës për t’ju nënshtruar sistemit të Vettingut.
Për opinionin publik, prokurori Fusha njihet si personi që ka hetuar para disa vitesh dosjen e Ardit Gjoklajt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





