Reforma në Drejtësi, mesazhi i fortë i Ambasadës së SHBA-ve: Nuk duhet të humbasim përqendrimin e të çorientohemi
Një tjetër mesazh i qartë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket Reformës në Drejtësi.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Ambasada shprehet se do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar, ndërsa bën thirrje për të mos humbur përqendrimin dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të çorientohemi.
“Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme”, thuhet në shkrimin e Ambasadës, e cila duhet të vazhdojë, të ecë përpara në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane.
Reagimi i Ambasadës:
Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane.
E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqendrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




