Në pranga 23 persona për trafik droge, mes tyre edhe shqiptarë
Karabinierët e Frosinone, në Itali si rezultat i zhvillimit të një operacioni për trafikun e drogës, zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme kanë vënë në pranga 23 persona.
Si nisën hetimet
Raportohet se hetimet në lidhje me shkatërrimin e këtij grupi nisën si rezultat i disa ankesave që u bënë për një sipërmarrës vendas. Sipërmarrësi është një ndër personat, mbi të cilin është ekzekutuar masa e ndalimit. Kështu nisën hetimet, që lejuan nxjerrjen në dritë të një grupi që merrej me trafikimin e drogës, përgjithësisht me hashash dhe marihuanë, por edhe kokainë.
Mësohet se në grupin e personave të arrestuar krahas italianeve ka edhe disa shtetas shqiptarë.
Sekuestrimi
Droga, plot 25 kilogramë ishte paketuar në doza të vogla për t’iu shitur përdoruesve të shumtë, ndërsa vlera e saj nëse dilte në treg llogaritet mbi 300 mijë euro.
Gjatë hetimit, 7 persona janë arrestuar tashmë si të dyshuar kryesorë për trafikimin e drogës, 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 10 kontraktorë janë drejtuar në autoritetin administrativ. Gjithashtu janë konfiskuar 15 mijë euro para cash.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




