Detaje të tjera nga vrasja e vëllezërve Bardhi në Krujë
Krimi i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gramëz të Krujës dyshohet të ketë ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme midis dy familjeve nga i njëjti fshat.
Njoftohet se midis vëllezërve Bardhi dhe autorit të krimit ka pasur debate të forta.
Pavarësisht konflikteve midis dy familjeve, vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi nuk kanë pasur precedentë të mëparshëm penalë.
Forca të shumta policie nga rajoni i Durrësit si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë shkuar në zonë për të arrestuar autorin e krimit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



