E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Situatë alarmante në Maqedoninë e Veriut, 8 viktima dhe 196 raste të reja me koronavirus
Publik News

Situatë alarmante në Maqedoninë e Veriut, 8 viktima dhe 196 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona nga koronavirusi dhe janë regjistruar 196 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë bërë 1213 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 196 persona. Qytetet me shifra më të larta të të prekurve janë Shkupi me 90 të infektuar dhe Tetova me 45 raste.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut 179 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 3 895 janë të infektuar.

Ditën e sotme edhe  vendi ynë ka shënuar rekord të rasteve me Covid-19 me plot 48 të infektuar brenda 24 orëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.