E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sërish shifrat të larta me Covid, 72 raste të reja në 24 orë, Kapërcejnë sërish shifrat e Covid, 72 raste të reja në 24 orë
Publik News

Sërish shifrat të larta me Covid, 72 raste të reja në 24 orë, Kapërcejnë sërish shifrat e Covid, 72 raste të reja në 24 orë

Vdes një 62 vjeçar i infektuar me Covid në Tiranë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 72 raste të reja me Covid, duke pësuar një rritje të ndjeshme pasi dje u raportuan 53 të infektuar.

Shpërndarja gjeografike e të 72 të infektuarve të 24 orëve të fundit është; 31 në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 Fier, 5 në Krujë dhe Vlorë, 4 Pogradec, 3 Durrës, 2 në Kamzë, 1 në Mirditë, Lezhë dhe Kukës.

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik; Në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. “Një 62-vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)
Testime totale 23453
Raste pozitive 1962
Raste të shëruara 1134
Raste Aktive 784

Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 361
Durrës 151
Shkodër 127
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 17
Lezhë 16
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 2
Berat 1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.