Dëshmia tronditëse e të mbijetuarës pas vetëflijimit të motrës dhe të ëmës: Nuk ia keni idenë sa…
Detaje të tjera dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë ku u gjetën të pajeta, Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe. Ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
E mbijetuara e vetme e familje, ka bërë një deklaratë tronditëse. Mësohet se ajo u thënë ekspertëve: “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”.
Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se ekspertët i gjetën viktimat të lyer me vaj e uthull.
Bashkëshorti i Zhaneta Josifit kishte ndërruar jetë rreth pesë vite më parë. Mësohet se ashtu si vajzat dhe bashkëshortja, edhe ai kishte qenë predikuesi i sektit të Jehovait, ndërsa ishte profesion mësues.
Ai njihej si themelues i kësaj bashkësie në qytetin e Përmetit. Pas vdekjes së tij, bashkëshortja dhe vajzat ishin transferuar në zonën e Kombinatit në kryeqytet, bën me dije Abc News.
Përgjatë dy viteve të fundit, ato ishin veçuar nga komuniteti përreth duke qëndruar të izoluara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




