E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritja e rasteve me Covid-19, Rakacolli bën përgjegjës qytetarët: Nuk e respektuan protokollin e hapjes
Publik News

Rritja e rasteve me Covid-19, Rakacolli bën përgjegjës qytetarët: Nuk e respektuan protokollin e hapjes

 

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacoli, tha se rastet e reja janë shtuar për shkak se nuk janë respektuar masat nga qytetarët shqiptarë.

E ftuar në emisionin ‘Rempora’, Rakacolli tha vatrat e infeksionit nul lindën në spitale, por në vende ku nuk u respektuan masat parandaluese ndaj Covid-19.

“Qytetarët nuk e respektuan si duhet protokollin e hapjes. Nëse në fillim shqiptarët zbatuan me përpikëmëri gjithçka që thanë ekspertët, në fazën e dytë u duk sikur gjithçka mbaroi. Ato sektorë të cilët u hapën, nuk respektuan rregullat e protokollet anti-covid. Vatrat nuk lindën në spital, janë rritur në vende ku nuk janë respektuar rregullat dhe masat që janë rekomanduar. Ky është fakti i rritjes së shpejtë. Duhet ta shohim këtu këtë defekt, sepse ne nuk po bëjmë atë që po kërkohet”, tha Rakacolli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.