E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon intervista maratonë e Thaçit në Hagë: Iu përgjigja të gjitha pyetjeve, nesër do të vazhdojmë përsëri
Publik News

Përfundon intervista maratonë e Thaçit në Hagë: Iu përgjigja të gjitha pyetjeve, nesër do të vazhdojmë përsëri

 

Presidenti i Republikës së Kosovës ka dalë nga Gjykata e Hagës, pas një interviste maratonë me Prokurorin Special.

Thaçi ka dalë pas orësh nga zyra e Prokurorisë Speciale. Pas daljes, ai ka thënë se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që i kanë bërë prokurorët. “I jam përgjigjur pyetjeve që u kanë interesuar prokurorëve” ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.

Mësohet se Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë intervistimin e Thaçit ditën e nesërme. Lidhur me zgjatjen e intervistimit, ka folur avokati Arianit Koci.

Koci në Frontal të T7 ka thënë se fakti që Thaçi akoma nuk ka dalur nga objekti i Prokurorisë, i bie që ai nuk është mbrojtur në heshtje.

“Nëse ska pas probleme teknike me pajisje te incizimit ose përkthyes, cështja që intervistimi po vazhdon mund të jetë që Thaçi nuk është mbrojtë në heshtje ose dicka tjetër që s;po dua ta përmend. Mund të jetë ndonjë kërkesë për ndonjë ndalim të përkohshëm, është e paraparë me ligj, por nuk e besoj që ka ndodh një gjë e tillë. Intervistat ndonjëherë zgjasin më shumë, meqenëse në përfundim janë disa nënshkrime”, ka thënë Koci.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.