I shpërtheu lëndë plasëse gjatë punës, policia jep informacion për vdekjen e 46-vjeçarit në Korçë
Një 46-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, mesditën e sotme në fshatin Kamenicë të Korçës.
Sipas policisë, dyshohet se shtetasit me inicialet H.K i ka shpërthyer një lëndë plasëse gjatë punës.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak nga Policia:
Në datën 17.07.2020, rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, shtetasi H. K., rreth 46 vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plasëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



