E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati në Elbasan, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë dhe si e vrau 39-vjeçarin një person i maskuar (DETAJE)
Publik News

Atentati në Elbasan, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë dhe si e vrau 39-vjeçarin një person i maskuar (DETAJE)

Detaje të reja bëhen me dije nga atentati që ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Grupi hetimor ka kqyrur kamerat e sigurisë rreth vendit ku ndodhi vrasja e 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, i njohur ndryshe si “Rrahmani”.

Nga vëzhgimi i kamerave është fiksuar momenti i atentatit dhe është parë në makinën tip Volsëagen kanë qenë dy persona, një prej tyre me maskë. Ky ka qenë dhe personi që ka shtënë mbi Ramazanin. I gjithë atentati nuk zgjati më shumë se tre minuta, bëjnë me dije burime për mediat.

Atentatori e ka qëlluar Emiljanon me 5 plumba teksa ai ishte brenda makinës Ford Fokus, pranë pallatit ku banonte. Një vrasje e paramenduar dhe e mirëorganizuar, e cila mendohet të jetë bërë për prishje pazari në fushën e narkotikëve (kokainë).

Pas vrasjes, ai ka hipur në makinën që e priste dhe është larguar me të shpejtë drejt Bradasheshit, ku në fshatin Vidhas kanë djegur makinën. Automjeti rezultoi se ishte me targa të mbivendosura, të raportuara si të vjedhura 10 ditë më parë.

Brenda tij u gjet një pistoletë dhe dy kallashnikovë. Në ndjekje të autorëve janë vënë forcat FNSH dhe RENEA, teksa në Elbasan ka mbërritur vetë drejtori i krimeve Tonin Vocaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.