Biçikleta i pret rrugën ‘Benzit’ në Urën Vajgurore, përplasja rezulton fatale për 71 vjeçarin
71 vjeçari Agim Hajdari ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Urën Vajgurore pasi është përplasur nga një mjet tip Mercedes Benz.
I moshuari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe në tentativë për të kaluar në anën tjetër, i ka prerë rrugën Benzit që drejtohej nga 61 vjeçari Avdulla Salillari. Përplasja ka qenë fatale për Agim Hajdarin pasi ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka ndaluar shoferin e mjetit Mercedes Benz dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



