E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Heqja e koalicioneve/ Rama nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij: Në zgjedhje do shkohet me formulë të re. S’e ka asnjë vend në botë këtë…
Publik News

Heqja e koalicioneve/ Rama nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij: Në zgjedhje do shkohet me formulë të re. S’e ka asnjë vend në botë këtë…

Kryeministri Edi Rama është shprehur i palëkundur se në zgjedhjet e ardhshme do të hiqen koalicionet dhe se formula aktuale do ndryshojë.

 

Sipas tij, sistemin aktual të koalicioneve parazgjedhore nuk e ka asnjë vend në botë.

Për kryeministrin ka pyetur ekspertët që në cilin vend ekziston formula e koalicioneve në Shqipëri dhe sipas tij përgjigja që ka marrë është se “ kjo ekziston në një libër”.

“Pas pushimeve do të vijnë të energjizuar dhe vetëdijesuar që ka ndodh diçka, ka ndryshuar kushtetuta e republikës një pikë që na detyro të reflektojmë në ligjin zgjedhor mekanizmat e zbatimit nëse do duan të rrinë jashtë ne nuk do të përpiqemi ti sjellin brenda se nuk është koha për tu marrë me këtë proces edukativ që mua më ka takuar ta bëjë edhe më parë, që PS i ka takuar ta bëjë vijimisht dhe nuk ka dhënë rezultate inkurajuese. Dakordësia e 5 qershorit votohet sot, ajo me opozitën parlamentare do të votohet në 30 korrik.

Ne nuk duam qe ata te ndahen, por te rrinë bashke, është interes puro politik nuk është me e mira për vendin dhe zgjedhësit se duhet te votojnë për shkop e zgjeruar me aksionerë te rinj dhe një është vete PD, SHPK e ka thëne vete kryetari i partisë, por është puna e tyre.

Nisë ata do u japin demokratëve këtë gjellë të ri ngrohur pas vitesh puna e tyre.

Por formula se si partitë dalin bashkë në zgjedhje do ndryshojë, formulën që ne kemi sot, nuk e ka askush, nuk gjendet. Pyetja që i kam bërë unë Gjiknurit , ka qenë ku është tjetër ky koalicion, nuk ka, një koalicion ku jemi edhe bashkë edhe veç, edhe parti më vetë edhe listë e përbashkët, nuk ekziston është prodhim vendas.

E pyesim palën tjetër dhe thonë në një libër, por pse të vetmen mundësi teorike e paskemi ne, dhe zgjedhësit votojnë një tren ku duket lokomotiva dhe ngjyra e saj dhe vagonat janë me dritaret të mbyllura, nuk dihet sa ka brenda”, tha kryeministri.

Kryeministri ka quajtur si të papranueshëm faktin se në vitin  2020 vota nuk numërohen nga komisionerët e depolitizuar, siç janë mësuesit apo profesionistët e tjerë .

 

“Unë kam një problem të madh me 5 qershorin, e kam thënë dhe e përsëris. Pakti ishte i pamerituar për Bashën dhe lidershipin e opozitës jashtëparlamentare, por i merituar për votuesin e tyre, për ata që nuk duan të më shohin me sy mua, apo PS, në shumicë, sepse dhënia e mesazhit të barazisë në proces ka rëndësi për ta, ne nuk dalim të dëmtuar në sensin partiak, dhe e mirëkuptoj Murrizin kur thotë është skandal, që në 2020 Shqipëria mos tua japë këtë detyrë njerëzve që punojnë në shtet me idenë se ata mund të vjedhin, ndërkohë që e kamë thënë, nuk njoh unë asnjë budalla që të shkojë në burg, të humbasë vendin e punë, për të numëruar mbrapsht votat për mua apo për ne, edhe demokrati më ekstremis, mësues, drejtori e me radhë, unë e besoj, por qe se i jepet administrimi i zgjedhjeve, se si i tillë ai është direkt subjekt i Kodit Penal dhe ligjit dhe s’ka parti që e mbron dot”, u shpreh kryeministri.

KËRKESA PËR BASHËN QË NË 2017

Kryeministri Rama ka folur më tej se ai i ka kërkuar Lulzim Bashës që në vitin 2017 që të mos uleshin më në tryeza me ndërmjetësim të huaj dhe të bënin marrëveshje në anglisht, pasi sipas tij se “U bënë turpi botës”

“Këshillin Politik e ka krijuar vullneti ynë e që ka përgjegjësinë të shohë përtej kësaj salle në çdo aspekt, që përtej retorikës e debatit politik edhe atë që e quajmë opozita rrugore të mos harrojmë që është realitet politik.  

SHBA, BE, etj kanë dhëne kontribut të çmuar, se PD akoma nuk di të flasë shqip me shqiptarët, nuk e pranoj dot që edhe në 2020 duhet të flasim anglisht me njëri –tjetrin, dhe këtë i kërkova Bashën në 2017, jo më anglisht ne dhe partitë tona se është turpi i botës, nuk na respektojnë më shumë miqtë dhe partnerët nëse u japim bujarisht detyra që janë detyrat tona”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.