I infektuar me Covid, ndërron jetë dekani i Fakultetit të Agrobiznesit në Pejë
Dekani i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin e Pejës, Bakir Kelmendi i cili ishte infektuar me Covid ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një dedikimi në rrjete sociale.
“Edhe një mbrëmje e rëndë për Pejën dhe Kosovën! Me pikëllim dhe i trishtuar, mësova lajmin për vdekjen e hershme të Prodekanit të Fakultetit të Agrobiznesit në UP ‘Haxhi Zeka’, prof.Dr. Bakir Kelmendit! Të ndjerin, do e ruajë në kujtimet më të mira dhe më të sinqerta!
Me këtë rast, shprehë Ngushëllimet e mia dhe të Aleancës, për familjen Kelmendi, stafin akademik të UP ‘Haxhi Zeka’ dhe të gjithë qytetarët!
Profesor dhe mik Bakir, pushofshë në parajsë! Të dashur qytetarë, Covid 19, po merr jetë, andaj sërsih ju ftojë që të respektoni rekomandimet e IKSHPK-së në raport me masat prevenuese ndaj Covd 19! Me pikëllim; Ali Berisha”, shkruan Berisha.
Në foto Bakir Kelmendi:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




