E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Covid i merr jetën shoferit të Spiropalit
Publik News

Covid i merr jetën shoferit të Spiropalit

Një lajm tragjik vjen nga spitali COVID 2, ‘Shefqet Ndroqi’.

Mësohet se ka ndërruar jetë një gardist, me inicialet G.P, 58 vjeç, i cili ka punuar si shofer i ministres Elisa Spiropali.

Gardisti ishte shtruar para dy ditësh te ‘Shefqet Ndroqi’ pas simptomave të shfaqura të COVID-it. Ndërkaq, pritet informacioni zyrtar nga ministria e Shëndetësisë për të mësuar nëse gardisti vuante nga ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Kujtojmë se ditën e sotme humbi jetën edhe një mësues matematike, 39-vjeçar nga Shkodra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.