E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aida Hajnaj zgjidhet drejtuese e BKH, kush është gruaja që do hetojë zyrtarët e korruptua
Publik News

Aida Hajnaj zgjidhet drejtuese e BKH, kush është gruaja që do hetojë zyrtarët e korruptua

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) e miraton unanimisht emrin e Aida Hajnajt për të qenë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH)

Zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, tanimë do marrë në dorë ‘frenat e BKH-së.

BKH është një njësi e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçe, sikurse autorizohet në ligjin për SPAK-un, 2016.

Një skuadër prokurorësh të posaçëm do të punojnë së bashku që në mënyrë proaktive hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë qeveritarë dhe të tjerë që dyshohen që janë të përfshirë në vepra penale në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Tashmë pritet të nisë procesi për përzgjedhjen e 60 oficerëve të kësaj strukture, të cilët do të trajnohen nga FBI-ja amerikane. Punonjësit e BKH-së supervizohen dhe operojnë vetëm nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorëve të Posaçëm të Prokurorisë së Posaçme.

MË SHUMË PËR AIDA VEIZAJ (HAJNAJ)

Hajnaj, ka qenë ish-Drejtore e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin. Në shkurt të 2018 ajo u bë numri 2 i Policisë së Shtetit duke u emëruar Zëvendësdrejtore Përgjithshme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Por vetëm pak muaj më pas Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nisi hetimet  për Hajnajn, pasi ishte në krye të komisionit që monitoroi testimin për oficerët e policisë që konkurruan për gradën “Komisar”, i cili u anulua.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.