Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman, kanë mbërritur në selinë e PD-së, ku janë duke zhvilluar një takim me kryetarin e partisë Lulzim Basha.
Mbërritja e tyre në PD vjen pas ngjarjeve më të fundit poltike në vend. Debati është ‘ndryshimet kushtetuese’ që për PD-në janë të njëanshme dhe rrezikojnë sistemin zgjedhor në Shqipëri.
Pas votimit me 106 vota pro në Kuvend, “lufta e ftohtë” mes liderve politika ka qenë e ashpër. Basha e kërcënoi kryeministrin me burg, ndërsa ky i fundit i tha se reagimet janë të nxituara dhe se këto reagime do e çojnë sërish në humbje.
Nuk dihet specifikisht se për çfarë do diskutohet në këtë takim mes ambasadorëve dhe Bashës, por me siguri listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore janë 2 pikat që do ndalen palët.



