Mirëpo, ish-ministri nuk e ka llogaritur se për 3 muaj (mars, prill, maj) vendi ynë ka qenë në karantinë totale, ku nuk u lejua lëvizja e lirë e makinave.
Ndërkaq Lleshaj ka shprehur synimin, për të ulur kurbën e aksidenteve, me objektiv zero jetë të humbura, për vitin 2050.
“2020 e shpallëm Vitin e Sigurisë Rrugore, me synimin të vijojmë uljen e kurbës së aksidenteve, me objektiv zero jetë të humbura në 2050.
Numri i jetëve të shpëtuara në këto 7 muaj është tregues sinjifikativ për punën e bërë nga institucionet dhe rritjen e përgjegjshmërisë tek drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës.
Në vjeshtë 2020 do të kemi gati dhe do të prezantojmë paketën e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimet në Kodin Rrugor, që forcojnë masat dhe i bëjnë rrugët tona më të sigurta”, shkruan Sandër Lleshaj.
Por, kujtojmë se se një ndër shkaqet e numrit të ulët të aksidenteve ka qenë edhe ndalimi i lëvizjes së makinave për disa muaj në vendin tonë, për shkak të koronavirusit.






