Vetëvaret 28-vjeçari në Durrës
Një ngjarje tragjike raportohet nga qyteti bregdetar i Durrësit ku një i ri i ka dhënë fund jetës.
Policia bën me dije se, sot më datë 14.08.2020, rreth orës 11:41, është gjetur i vetëvarur në banesë shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Durrës, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme u hodh një 29 vjeçar nga kati i tretë, prekur me COVID u hodh nga dritarja e spitalit Shefqet Ndroqi duke i dhënë fund jetës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



