E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gara për ‘Shtëpinë e Bardhë’, Trump rekuperon pikë ndaj Biden
Publik News

Gara për ‘Shtëpinë e Bardhë’, Trump rekuperon pikë ndaj Biden

Donald Trump-Joe Biden

Është reduktuar avantazhi i Joe Biden-it ndaj Donald Trump-it në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Sipas sondazhit të fudnit të CNN, Trump dhe zëvendësi i tij Mike Pence kanë marrë 46 %, ndërsa Biden dhe zëvendësja Kamala Harris kanë 50% të mbështetësve.

Diferenca është 4%, aq sa është edhe marzhi i gabimit të këtij sondazhi. CNN saktëson se avantazhi i Biden mbi Trump rritet, 53 përqind kundrejt 46 përqind, mes 72 përqind të votuesve që thonë se janë ekstremisht ose shumë entuziast për të shkuar në zgjedhje në vjeshtë.

Ndërsa reduktohet mes zgjedhësve që jetojnë në shtetet që do të kenë edhe pasoja më të mëdha elektorale në nëntor.

Të hënën do të nisë edhe konventa demokratike, që do të jetë e para në histori që do të mbahet virtualisht për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.