E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëllai i autorit, shok me viktimën/ Detaje nga ekzekutimi i futbollistit në Shkodër
Publik News

Vëllai i autorit, shok me viktimën/ Detaje nga ekzekutimi i futbollistit në Shkodër

Detaje nga ekzekutimi me kallashnikov i futbollistit 23-vjeçar në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethana ende të paqarta, ndërsa Policia tha se ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit.atentat-shkoder

Burime nga Policia thanë se Gledis Kraja u plagos rëndë rreth orës 21:55 në Shkodër, ndërsa ndërroi jetë pak minuta më vonë në spital. Ai ishte qëlluar me 4 plumba dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

 

Sipas Policisë, ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Daniel Matlija”, pranë një marketi dhe dyshohet se arma e përdorur është kallashnikov. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Viktima Gledis Kraja ishte i regjistruar në faqen zyrtare të FSHF-së, ndërsa vendlindja e tij është Lezha. Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, por Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, që sipas burimeve është shtetasi Sebastjan Smakaj, edhe ky sportist. Sipas të njëjtave burime, Smakaj ishte shpallur kampion i “Taekwondo” për peshën 80 kg në vitin 2015, si pjesë e klubit “Vllaznia Taekwondo”.

NGJARJA

Rreth orës 21:55, Policia e Shkodrës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Daniel Matlija”. Burimet thanë se i riu Gledis Kraja mbeti fillimisht i plagosur me armë zjarri dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Forcat e Rendit kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, identifikuar dhe kapur autorin. Kraja po udhëtonte me një veturë në lagjen “Perash” të Shkodrës, kur u qëllua nga mjeti tjetër.

Autori i dyshuar, që sipas Policisë është Sebastjan Smakaj, vëllai i të cilit ishte shok me viktimën, i ka drejtuar automatikun dhe ka filluar të qëllojë. Dallohet qartë se plumbat kanë tejshpuar xhamat e automjetit, i cili duket se ishte në pronësi të një firme private, pasi lexonte “Dizinfektim- Dezinsektim- Deratizim”.

Pikërisht në këtë automjet Kraja mbeti i plagosur, teksa ndërroi jetë prej plagëve të marra në Spitalin Rajonal të Shkodrës. “Rreth orës 21:55, në lagjen ‘Daniel Matlija’, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi G.K., 23 vjeç, banues në lagjen ‘Perash’, Shkodër, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSH-së kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit”, tha zyrtarisht Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.