E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj  ironizon Metën: Ka jo vetëm lekët por dhe historinë e 7%-shit që ta mbajë gjallë medien me para’ për gjithë jetën
Publik News

Veliaj ironizon Metën: Ka jo vetëm lekët por dhe historinë e 7%-shit që ta mbajë gjallë medien me para’ për gjithë jetën

‘Flakë për flakë’ e ‘dhëmbë për dhëmbë’ i përgjigjet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, Presidentit Ilir Meta që foli për presionin mediatik referuar sms-vetë pretenduara nga Ylli Ndroqi.

Veliaj i thotë Metës se Presidenti ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 përqindëshit me të cilën mund ta mbajë gjallë një media, duke iu referuar kështu videos së famshme të Dritan Priftit.

“Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin.

Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese!”, shkruan ironikisht Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.