Velipojë, mbytet një pushuese në plazh
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë.
Një pushuese është mbytur në plazh, teksa kishte hyrë për t’u larë.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti dhe mosha e viktimës.
Pushuesja është pikasur nga një peshkatar. Ajo qëndronte në zonën e Vilunit në plazhin e Velipojës.
“Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femer, ende e pa identifikuar.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



