E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrahën nënën, kunatin dhe plagosën 1 person
Lajme

Rrahën nënën, kunatin dhe plagosën 1 person

Policia ka vënë në pranga 3 persona në Tiranë, njëri rrahu nënën, tjetri kunatin, kurse i treti ka plagosur 1 person.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I.Q., 50 vjeç, pasi në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.M., 52 vjeç, pasi në rrugën “Todi Shkurti”, në oborrin e banesës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.D, 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit plagosi me sende të forta shtetasin I.M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.