E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në pranga tre kushërinj, kanosën policët e burgut
Publik News

Në pranga tre kushërinj, kanosën policët e burgut

Tre kushërinj janë arrestuar ditën e sotme në Fushë Krujë, ku dy prej tyre akuzohen se kanë kanosur dy policë, ndërsa njëri se theu arrestin e shtëpisë.

Policia bën me dije se dy kushërinjtë, B.Sh., 25 vjeç, dhe A.Sh., 39 vjeç, i dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”, kanosën për motive të dobëta dy policë në burgun e Fushë-Krujës.

foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: B.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë; A.Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, i dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Në ndihëm të tyre ka shkuar edhe E.Sh., 24 vjeç, i cili ka thyer arrestin e shtëpisë, duke i transportuar me makinë dy kushërinjtë e tij për ‘ti shpëtuar kapjes së policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”

Njoftimi i plotë:

E.Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, aktualisht i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë.

Shtetasit B.Sh., dhe A.SH.,(kushërinj), kanë kanosur për shkak të detyrës, për motive të dobëta punonjësit e policisë në IEVP Fushë Krujë, specialistin e informcionit dhe rojen e IEVP-së, ndërsa shtetasi E.Sh., pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte u ka shkuar në ndihmë dy kushërinjeve dhe i ka transportuar me makinë për ti shpëtuar kapjes së policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.