E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Greqia ka njoftuar Shqipërinë për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon”
Publik News

“Greqia ka njoftuar Shqipërinë për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon”

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot Parlamentin vendas për shtrirjen e zonës bregdetare greke në rajonin Jon, me 12 milje detare.

 

simaia_main

“Po ju njoftoj sot me një projekt-ligj që do të paraqitet nga qeveria, se Greqia do të zgjasë zonën bregdetare në Perëndim nga 6 në 12 milje detare. Greqia po rritet. Të tjerët e kanë thënë, por ne jemi ata që e zbatojmë këtë në praktikë”, tha midis të tjerash kryeministri grek, shoqëruar me duartrokitje të gjata të deputetëve të partisë së tij.

Sipas gazetës greke, vendimi për shtrirjen e ujërave territoriale me 12 milje në Detin Jon, ndjek përfundimin e një marrëveshje për përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive me Italinë dhe marrëveshjen për delimitimin e pjesshëm të detit midis Greqisë dhe Egjiptit.

Bazuar në dispozitat e marrëveshjes së delimitimit me Italinë , Greqia fiton sovranitet mbi një sipërfaqe prej afro 76,000 kilometrash katrorë në Detin Jon. Në këtë zonë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se ujërat territoriale greke do të shtrihen nga 6 në 12 milje detare.

Aktiviteti ekzistues i peshkatarëve italianë do të mbahet në zonën midis 6 dhe 12 milje detare nën kushte të caktuara. Vetëm një numër i caktuar i anijeve italiane do të jenë në gjendje të lëvizin në zonë nga 6 deri në 12 milje detare, peshkatarët italianë do të jenë të detyruar të kontrollohen nga autoritetet greke dhe do të kapin vetëm kategori të caktuara speciesh detaje, më konkretisht karkaleca të kuq, për të cilat nuk ka interes nga peshkatarët grekë.

Si interpretohet zgjerimi i ujërave territoriale greke në Jon?

“Ishte një veprim i mirë që duhej të ishte bërë shumë vite më parë,” tha një diplomat me përvojë për Protothema.gr , duke komentuar vendimin e qeverisë hreke për zgjerimin e zonës bregdetare në Jon në 12 milje detare.

Zgjatja e ujërave territoriale të një vendi me 12 milje detare larg bregdetit është një vendim që nuk kërkon marrëveshjen e shteteve bregdetare, por mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Athina, duke dashur të tregojë gatishmërinë e saj për bashkëpunimin rajonal, tashmë ka njoftuar Romën dhe Tiranën, një mision i ndërmarrë nga Ministri i Jashtëm Nikos Dendias në bisedime me homologët e tij italianë dhe shqiptarë. Në fakt, kryeministri njoftoi paraprakisht se Nikos Dendias së shpejti do të vizitojë Tiranën “për të diskutuar me qeverinë shqiptare zgjidhjen përfundimtare për delimitimit të ujërave territoriale detare”.

Mesazhi për Turqinë

Zgjerimi i ujërave territoriale greke në Detin Jon me 12 milje detare dërgon një mesazh të qartë, por të përmbajtur për Turqinë dhe Tayip Erdogan. Sepse nga njëra anë qeveria greke pohon se po ecën përpara për të siguruar të drejtat sovrane greke në bazë të planifikimit strategjik, por nga ana tjetër porosia e Athinës për Ankaranë është e qartë. Ajo që po transmetohet përmes zgjerimit të ujërave territoriale greke në Detin Jon në 12 milje detare për qeverinë turke është mesazhi që Greqia nuk është në gjendje të përfundojë krizën me Turqinë.

Kjo për shkak se Greqia po zgjeron zonën e saj bregdetare në Detin Jon, paralelisht me ratifikimin e marrëveshjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Italinë, por në të njëjtën kohë shmang një marrëveshje të tillë midis Greqisë dhe Egjiptit në Mesdheun Lindor. Se si është deshifruar mesazhi i dërguar nga qeveria greke nga Ankaraja dhe Tayip Erdogan është diçka që do të shihet në orët e ardhshme.

Gjerësia e zonës bregdetare greke

Neni 3 i Konventës së 1982 mbi Ligjin e Detit (UNCLOS) përcakton që secili shtet ka të drejtë të përcaktojë gjerësinë e zonës bregdetare të tij deri në një pikë që nuk tejkalon 12 milje detare të matura me bazat e përcaktuara në përputhje me këtë Konventë.

Sipas nenit 3 të Konventës së 1982, Shtetet mund të vendosin gjerësinë e zonës bregdetare në 3, 6, 9, 11, 12 milje, por nuk mund të kalojë 12 milje.

Sot, shumica e shteteve kanë një zonë bregdetare prej 12 milje detare. Greqia sipas ligjit 230 të vitit 1936 ka një zonë bregdetare prej 6 milje detare. Turqia gjithashtu ka një sipërfaqe prej 6 milje detare në Egje (në Detin e Zi ka një zonë bregdetare prej 12 milje).

Sipas ligjit ndërkombëtar, ato shtete që – si Greqia – kanë një zonë bregdetare më të vogël se 12 milje kanë të drejtë të zgjasin ujërat e tyre territoriale në maksimumin e parashikuar në nenin 3 të UNCLOS, pra në 12 milje detare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.