E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje tronditëse – Punonjësi i Bashkisë Berat u rrëzua nga vinçi me sharrën elektrike në dorë
Publik News

Detaje tronditëse – Punonjësi i Bashkisë Berat u rrëzua nga vinçi me sharrën elektrike në dorë

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse që ndodhi sot pasdite në Berat.

46-vjeçari Shkëlqim Metkaj i cili humbi jetën pasi ra nga lartësia, ishte punonjës i Drejtorisë Bujqësore në Bashkinë Berat, dhe që prej paradites ishte në terren me kolegët e tij. Ai ishte duke prerë një lis shekullor i cili ishte anuar dhe rrezikonte të binte në rrgë.

Në momentin që është rrëzuar, Metkaj ka qenë me sharrë elektrike në dorë sipër në vinç, teksa kur ka dashur të vendosë këmbën në sharrë ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, raporton news24.

Ndërkohë, sharra elektrike i është shkëputur nga dora dhe ka rënë në drejtim të kundërt, në mes të rrugës kryesore, duke rrezikuar edhe kalimtarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.