E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Armand Duka i ekzaltuar: Krenar për kualifikimin e tre klubeve shqiptare, sot ishte një Shqipëri që jep shpresë
Publik News

Armand Duka i ekzaltuar: Krenar për kualifikimin e tre klubeve shqiptare, sot ishte një Shqipëri që jep shpresë

Dita e sotme ka qenë vërtetë një ditë e madhe për futbollin shqiptar, pasi të tre ekipet pjesëmarrëse në turin e parë eleminator të Europa League ia dolën të kualifikohen për në fazën tjetër.

Kukësi eleminoi bullgarët e Slavias së Sofias 2-1, Laçi mposhti me penallti Keslan në tokën azerbajxhanase dhe Teuta jofavorite ia doli të kualifikohej pas fitores 2-0 ndaj izraelitëve të Beitar Jerusalemit.

Mjaft i emocionuar është shfaqur edhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se ndihet krenar për kualifikimin e klubeve shqiptare, ndërsa shton se dita e sotme tregoi se futbolli shqiptar jep shpresë.

Ai thotë se asgjë nuk vjen nga rastësia, por është një shpërblim për punën e mirë dhe të palodhur që klubet shqiptare kanë bërë.

“Sot, Europa League foli shqip! Në të gjithë kuptimin e plotë të fjalës. Një super mbrëmje për skuadrat shqiptare! Pas kualifikimit të Teutës më herët gjatë ditës, vjen edhe suksesi i KF Laçit në transfertën azere si edhe triumfi i Kukësit ndaj Slavia Sofjes. Është fantastike, më bukur se kaq nuk kishte ku të shkonte! Asgjë nuk vjen nga rastësia, ky është një sukses që vjen si shpërblim për punën e mirë dhe të palodhur që klubet shqiptare kanë bërë në vazhdimësi.

Krenar për kualifikimin e tre klubeve shqiptare në turin tjetër të Europa League, krenar për futbollin shqiptar! Urimet më të mira edhe për Laçin edhe për Kukësin. Suksese të mëtejshme në Europa League. Faleminderit për emocionet që na dhuruat!

Sot ishte një Shqipëri futbolli. Një Shqipëri që shkëlqen. Shqipëri që jep shpresë….”, shkruan duka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.