E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën në Bjellorusi.
Publik News

SHBA ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën në Bjellorusi.

Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA Stephen Biegun gjatë takimit me lideren e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, e tha qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në situatën politike në të cilën ndodhet vendi i saj, shkruan LRT.

“Pata shansin të takohem me zonjën Tikhanovskaya; ajo është një person shumë mbresëlënës dhe e kuptoj pse është kaq popullore në vendin e saj. Qëllimi i takimit ishte të dëgjoja, të dëgjonit se çfarë mendimesh kanë qytetarët bjellorus dhe të kuptoja se çfarë po bëjnë ata për të fituar të drejtën e vetëvendosjes.

Shtetet e Bashkuara nuk mund dhe nuk do të vendosin rrjedhën e ngjarjeve në Bjellorusi. Kjo është e drejta e popullit bjellorus, siç është parashikuar në statutin e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe gjithashtu në statutin e OSBE-së. Bjellorusët e kanë këtë të drejtë dhe atyre nuk iu dha kjo e drejtë më 9 gusht. Kështu që këndvështrimi ynë është se gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të mbështesim popullin bjellorusis, por në fund të fundit varet nga ata që të përcaktojnë të ardhmen e tyre dhe ne do të respektojmë atë.”, tha Biegun para gazetarëve në kryeqytetin Lituanez.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.