E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është dokumenti i marrëveshjes Kosovë – Serbi
Publik News

Ky është dokumenti i marrëveshjes Kosovë – Serbi

Publikohet dokumenti i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë i nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në krye të saj bie në sy faktin se dy shtetet nuk quhen “Republika”, por thjesht Kosova dhe Serbia ndërsa në kllapa janë emrat e dy kryeqyteteve.

Thelbi i marrëveshjes së shumëpërfolur nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit Donald Trump, synon normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

Pika e parë e marrëveshjes ka të bëjë me ndërtimin e një autostrade Beograd-Prishtinë, projekt i diskutuar edhe më herët.

Përveç kësaj, të dyja palët do të angazhohen për një studim të përbashkët fizibiliteti mbi opsionet për lidhjen e infrastrukturës Beograd-Prishtinë me një port të thellë në detin Adriatik.

Të dyja palët do të bashkohen në një mini-shengen ballkanik, ndërsa do të njohin reciprokisht diplomat dhe certifikatat profesionale.

Marrëveshja thekson gjithashtu se dyja palët bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë së SHBA-së

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, një prej pikave që janë pajtuar është edhe përdorimi i përbashkët i Ujmanit.

“Të dyja vendet janë pajtuar të punojnë me Departamentin amerikan për Energji, për studim fizibiliteti në mundësinë e përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si burim për ujë dhe furnizim me energji”, thuhet në këtë pikë.

Një pikë e rëndësishme për të cilën palët kanë rënë dakord është edhe identifikimi i mbetjeve të të zhdukurve. Pika e parafundit thekson se Kosova është pajtuar që për një vit të shtyjë kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia për një vit të pezullojë fushatën dhe lobimin kundër njohjes së shtetit të Kosovës.

Ndërsa, pika e fundit tregon se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të njohin njëra-tjetrën. Dy vendet do konsiderojnë organizatën Hezballah terroriste.

ImageImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.