Vatra e zjarrit në Priskë të Tiranës, reagon Meta: Autoritetet të mos humbin kohë në marrjen e masave të menjëhershme
Prej orësh në Priskë të Tiranës një vatër zjarri po vazhdon të djegë çfarë i del përpara, duke u përhapur gjithnjë e më shumë.
Për këtë çështje ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili i ka bërë thirrje autoriteteve qëndrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.
Ndërkohë ai e ka quajtur të pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.
Reagimi i Metës:
Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.
U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.
Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.
Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



